Subscribe

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka deklaruar se pas datës 20 dhjetor nuk do të ketë më Prokurori dhe Gjykatë Për Krime të Rënda.

 

Ibrahimi në deklaratën e tij për mediat ka theksuar se per kete arsye po behet gati funksionaliteti i SPAK, ndërs argumentoi se  intervistimet me 3 kandidatët për kreun e SPAK do të bëhen në 18 dhjetor. Ai shtoi se SPAK do te nise punen nje dite me pas, ne 19 dhjetor me aq prokurore se jane ne dispozicion.

 

“Në datën 18 do bëjmë intervistat me 3 kandidatët. Dosjet e tyre janë tashmë në këshill. Do t’i dëgjojmë ata. Seancat dëgjimore do jenë publike. Metedologji rrjedh nga rregullorja jonë. Ne kemi marrë një vendim në bllok për të sistemuar në bllok këta  prokurorë. Caktimet e përkohshëm nuk kërkojnë pëlqimet e prokurorëve. Primar është sistemi dhe jo interesi individuale. Në datë 19 do fillojnë punën ata 8 prokurorë që kemi caktuar. Më pak do ketë më shumë se 10. Do ketë transferimin e disa drejtuesve të tjerë. Ne, kur bëhet fjalë për ristrukturim neglizhojnë ambiciet personale. Këta prokurorë kanë shërbyer si prokurorë karriere. Ata do duhet t’i trajtojmë në një mënyrë që nuk i përgjigjet atyre. Pavarësisht problematikave të Durrësit, ngarkesa në Tiranë është më e madhe. Në datë 20 nuk do ketë prokurori dhe as gjykatë të Krimeve të Rënda.  Sot jemi para një situate se nuk kemi marrë një vendim individual për Donika Prelën por në kuadër të strukturimit.”

 

Keshilli i Prokurori vendosi unanimisht transferimin e 12 prokuroreve ne organet e akuzes me juridiksion te pergjithshem.

 

Ish prokurorja e pergjithshme Arta Marku do te kaloje ne prokurorine e apelit ne Tiranw, ndersa Donika Prela, ish drejtuese e krimeve tw renda, do te punojw ne prokurorinw e Tiranes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *