Subscribe

 Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të premte, ku në fokus të diskutimeve është reforma në paga.

 

Gjatë fjalës së saj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thekson se vendi ka hyrë në një fazë të zhvillimit ekonomike që e përafron me BE-në.

 

Ajo shton se synimi i qeverisë është që deri në fund të mandatit paga minimale të arrijë në 45 mijë lekë.

 

 

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ekonomik për integrimin në BE. Po bëjmë realitet një rritje pagash që më parë ishte e paimagjinueshme,. Paga mesatare do të shkojë në 900 euro përmes dy hapave, ka nisur hapi i parë në prill dhe pritet që rritja tjetër të bëhet në prill të vitit 2024. Gjithashtu është rritur paga minimale që deri në fund të mandatit tonë pritet që të shkojë në 45 mijë lekë. Një vendim i tillë do të sigurojë më shumë të ardhura për qytetarët, ky vendim është një vendim që është marrë pas studimit të nivelit që kishim me vendet e rajonit dhe me rritjen e bërë është bërë krahasimi me disa vende të BE-së. Me përcaktimin e pagës së presidentit si pagën më të lartë janë lidhur disa funksione dhe duke e shkëputur nga administrata ligjore”, ka thënë ajo.

 

Në të njëjtën kohë, Ibrahimaj thekson se paga mesatare synohet të arrijë në 900 euro brenda vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *