E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ibra zyrtarizon kthimin tek Milan: E dua këtë klub, do të luftoj…

Milan zyrtarizon rikthimin në klub të Zlatan Ibrahimovic.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi kuqezi bën të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin suedez për 6 muajt në vijim me të drejtë për ta ripërtërirë kontratën edhe për sezonin e ardhshëm.

38 vjecari I lindur në Malmo të Suedisë në 3 tetor 1981, rikthehet tek Milan pas 7 vitesh.

Ai luajti në këtë klub në sezonet 2010-2011 dhe 2011-2012 duke zhvilluar 85 ndeshje falë të cilave shënoi 56 gola.

Reklamë

Në vitin 2011 Milani fitoi kampionatin e 18 në histori dhe të fundit deri më tani dhe Ibrahimovic ishte padiskutim njeriu kyc I atij suksesi. Më pas ai triumfoi me Milan edhe në Superkupën e Italisë po në vitin 2011. Karriera e jashtëzakonshme e suedezit nisi me Malmo për të vijuar pastaj me Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG , Manchester United dhe se fundmi edhe Los Angeles Galaxy.

Në gjithë karrierën e tij në 788 ndeshje të luajtura, Ibra ka shënuar 473 gola duke fituar shumë trofe ekipor dhe individual.

 

“Po kthehem në një klub që e respektoj pa fund dhe në një qytet që e dua. Do të luftoj me shokët e skuadrës dhe me klubin që të kemi një tjetër marsh në pjesën e mbetur të sezonit për të arritur objektivat e përbashkët, ishin fjalët e para të Ibrahimovic si lojtar I ri I Milanit.

 

Të enjten më 2 janar 2020, Ibra do të jetë në Milano për testet mjekësore për tiu bashkuar më pas shokëve të rinj të skuadrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë