E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Sport

Ibra “konfirmon” Piolin në krye të Milanit

Zlatan Ibrahimovic ka “konfirmuar” Stefano Piolin në krye të Milanit. “Ai duhet të vazhdojë siç po bën, ne jemi të lumtur dhe ai po bën një punë të mirë”, tha Ibrahimovic duke qeshur për mikrofonat e Sky Sport.

Edhe pse fjalët e Ibrës ngjajnë si konfirmim për Piolin, do të varet nga ecuria në Europa League, duke qenë se vendi në Champions League duket i sigurt nëse nuk ka përmbysje të bujshme.

Në fakt, me një trofe europian në bord, do të ishte më e vështirë t’i jepte kokën drejtuesit të kampionatit të kaluar. Ish-kampioni suedez, për herë të parë në Arabinë Saudite, ka deklaruar se po bën tifo për Ferrarin:

“Është bukur të jem këtu, atëherë unë jam një fans i madh i F1 dhe nuk është sekret jam me Ferrarin. Dua ta shijoj këtë moment në Arabi dhe shijoj. Shpresoj që Ferrari të fitojë. Pastaj do të punojmë me Milanin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë