E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i mbytur 54-vjeçari në Korçë

Forcat polumbare të RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 54-vjeçarit Valmir Lame, i cili ishte shpallur i zhdukur prej ditës së diel, 26 janar.

Pas disa orësh kërkim trupi i tij u gjet në rezervuarin e fshatit Kamenicë, pranë stanit të bagëtive të familjes.

Familjarët kishin dyshuar se ai mund të ishte vetëmbytur, duke kërkuar ndihmën e forcave të specializuara për kërkimin në ujë.

Sipas familjarëve, 54-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga shtëpia.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh