Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gramshit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin zënë prite një punonjësi të policisë që kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë një nga të rinjtë.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë 25 vjeçari me iniciale E.Sh., i cili u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë mbrëmjen e së dielës pasi ishte konfliktuar me disa persona të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë.

 

Gjithashtu është vënë në pranga si bashkëpuntor shoku i tij, 24 vjeçari me iniciale K.B.

 

Ndërkohë bëhet me dije se në ndihmë të policit ka ardhur Patrulla e Përgjithshme duke  arrestuar dy shokët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *