Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçari që i vuri zjarrin tokës së tij, në Finiq. Si pasojë e zjarrvënies u shkrumbua përfshi një sipërfaqe shumë e madhe toke, si dhe u dogjën pjesërisht 3 banesa dhe u rrezikuan disa të tjera.

 

“Ky shtetas dyshohet se më datë 11.09.2023, rreth orës 11:00, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Livinë, bashkia Finiq dhe kur pa parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar”, thuhet në njoftim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *