29-vjeçari Klizjan Bajrami tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin “Urgjenca Club”, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”. Ai u porosit për djegien e këtij lokali nga Redi Balla, 24 vjeç, i njohur më herët nga policia, i plagosur në zonën e “Komunës së Parisit” në tetor 2021, i shpallur tashmë në kërkim nga policia.

 

Mbetet e paqartë se për çfarë arsyeje është kërkuar djegia e lokalit, por hetuesit kanë dyshime të ndonjë konfliki të pronarëve të lokalit me Redi Ballën.

 

Identifikimi i autorit të zjarrvënies u bë nga agjentet e Komisariatit nr. 2 përmes gjurmimit të kamerave të sigurisë, të cilat pas vëzhgimit identifikuan dhe lokalizuan autorin Bajrami. Redi Balla mbeti i plagosur me një plumb në këmbë mbrëmjen e 12 tetorit të vitit të shkuar në mjetin e tij të parkuar pranë një lulishteje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *