Subscribe

Policia e Durrësit ka arrestuar një 41-vjeçare pasi i vuri flakën automjetit të ish-partnerit të saj, ndërkohë që kishte planifikuar që t’i digjte edhe banesën e këtij të fundit.

Në pranga ka rënë Dorina Stafa, 41-vjeçe, banuese në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i saj i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim.

Gjithashtu policia ka nisur edhe hetim në gjendje të lire për një shtetas Italian për moskallëzim krimi.

Ishin pamjet e kamerave të sigurisë që ndihmuan policinë që të zbardhte krimin.

Sipas videove të regjistruara duket vëllai i së resë teksa i vë flakën automjetit të 42-vjeçarit me të cilin motra e tij kishte qenë më parë e lidhur.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për ngjarjen është bërë ndarja e autores nga 42-vjeçari.

Ajo ka deklaruar se i kishte blerë atij makinë dhe banesë por pasi ishin ndarë kishte vendosur t’u vinte flakën pronave që ajo i konsideronte të saja pavarësisht se 42 vjeçari i kishte në pronësi të tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *