Një 46 vjeçar dhe një i mitur kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohen si autorët e vendosjes së tritolit në një fasoneri në rrugën Fadil Deliu”.

 

Policia thotë e Edmond Arapi i dha të miturit 100 mijë lekë të rinj për të vendosur lëndën plasëse në fasoneri, ndërsa u sekuestrua një biçikletë e vjdhur dhe rrobat që 16-vjeçari përdori ditën e ngajrjes.

 

I vetmi që ka folur përpara hetuesve është 16-vjeçari, i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

 

Nga ana tjetër Arapi nuk ka folur gjatë arrestimit.

 

Do merret sërish në pyetje. Pas tritolit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua.

 

Ndërkohë edhe pronari italian i fasonerisë është larguar në Itali.

 

Tiranë

 

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie.

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Explosion”.

 

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

 

46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

 

Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç.

 

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *