Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për një seri vjedhesh në këtë qytet.

 

Policia mori një denoncim nga një grua në datën 8 korrik në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ku një shtetas i kishte vjedhur varsen.

 

Për pasojë policia organizoi operacionin policor të koduar “2nd Necklace” ku u bë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes së denoncuar.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P. B., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

 

Ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit.

 

Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, varsen e vjedhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *