Policia e Shtetit ka rrestuar në flagrancë një shtetas 30 vjeçar nga Kavaja pasi ka kryer vjedhje me dhunë.

 

30 vjeçari i ka grabitur nga qafa një gruaje, varësen e floririt dhe është larguar me vrap.

 

Autori është arrestuar brenda pak minutave nga efektivët e policisë.

 

Kavajë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Grab”.

I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohent dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30, në Golem, një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Grab”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– G. M., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ky shtetas, mesditën e sotme, në Golem, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.