Dy kosovarë janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, të cilët akuzohen për vjedhje.

 

Policia në një njoftim për media bën me dije se A.K., 46 vjeç dhe D. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Kosovë i kanë vjedhur portofolin një shtetasi në një qendër tregëtare.

 

Ngjarja ka ndodhur në datën 11 janar, ndërsa një ditë më pas ata kanë tentuar të vjedhin edhe një lokal.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.

 

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Gracka”. 

 

I vodhën portofolin, një shtetasi, në një qendër tregtare, vihen në pranga 2 shtetas. 

 

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas. Sekuestrohen 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve ndaj pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e portofolit të tij, në një qendër tregtare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

– A. K., 46 vjeç dhe D. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Kosovë. 

 

Këta shtetas, ditën e djeshme, në një qendër tregtare, i kanë vjedhur portofolin shtetasit K. M. 

 

Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura ditët e fundit, konkretisht: më datë 11.01.2023, i kanë vjedhur shumën 450 euro shtetasit F. B., ndërsa më datë 12.01.2023, kanë tentuar të vjedhin një shumë parash, në një lokal. 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj. 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *