E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Showbiz

I vjedh këngën Era Istrefit, arrestohet menaxheri

Policia e Kosovës ka arrestuar një ndër themeluesit e label-it muzikor “On Air Music”, Kushtrim Morinën, i cili akuzohet për vjedhjen e këngës së Era Istrefit dhe cënim të të drejtave të autorit.

 

Sipas RTV 21, menaxheri i Erës, Faton Shoshi, ka paditur Kushtrim Morinën, i cili më pas është marrë menjëherë në pyetje nga policia.

 

Reklamë

Ai ka pranuar se ka përdorur userin e kompanisë dhe ka hyrë në “Content Manager”, ku edhe ka shkarkuar këngën e Erës. Policia ka konfiskuar disa laptopë dhe telefona për të vazhduar hetimet e mëtejshme.

Rikujtojmë se kënga e re e Erës me titull “Redrum”

nuk ka dalë ende në treg, madje këngëtarja ka paralajmëruar lançimin e saj më 24 shkurt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë