Lushnja është tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure nga një shpërthim me eksploziv. Mësohet se lënda plasëse është hedhur në banesën ku banon Altin Lamçe.

 

Shtëpia ku banon Altin Lamçe është në pronësi të vjehrrës së tij, Resmie Turku. Banesa ndodhet në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Kjo është hera e tretë që ndaj kësaj banesë hidhet lëndë plasëse.

 

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *