E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I vihet eksploziv një firme ndërtimi në Durrës

Mengjesoin e kesaj te hene, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me administrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive.

Fatmiresisht lenda eksplozive nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë