Subscribe

Arben Bardhi shtetasi I dyshuar për shpërthimin e të enjtes në “Vasil Shanto”, ka rënë në prangat e policisë.

 

Bardhi u arrestua kete te premte ne lagjen “Gurra” ne Lezhe.

 

Sipas policisë Arben Bardhi mbrëmjen e të enjtes, rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popa”, dyshohet të ketë vendosur në derën e jashtme të banesës së një shtetasi një sasi lënde plasëse nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

 

Shkak i ngjarjes ka qenë pronësia e shtëpisë.

 

Sipas informacioneve, Bardhit shtëpinë ja kishte konfiskuar banka pasi nuk kishte mundur dotë që të shlyente kredinë.

 

Sipas procedurave, banka e ka nxjerrë apartamentin në shitje, i cili është blerë më pas nga shtetasi me inicialet V. S.. Por kjo gjë duket se nuk e ka bindur ish-pronarin e apartamentit, I cili vijonte të kishte pretendime për pronësinë.

 

Shpërthimi në katin e dytë të pallatit shkaktoi dëme të shumta material si dhe panik në radhët e banorëve.

 

Forca shpërthyese e eksplozivit dëmtoi edhe dyert e apartamentit në katin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *