Policia e Kukësit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash.

 

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 23.09.2018, në fshatin Kalimash, ka vendosur një sasi lënde plasëse në një shtyllë tensioni që furnizonte me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit, ku për pasojë është dëmtuar shtylla.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

 

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

 

Ende nuk eshte bere e ditur arsyeja perse 20 vjecari i vendosi tritol shtylles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *