Lirohet nga burku mbreti shqiptar i drogës në Rome ( sikurse e etiketojnë mediat italiane” Dorian Petoku.

 

34-vjecari I arrestuar në 2019 në shqiperi dhe më pas i ekstraduar në 2021 në vendin fqinjë ishte dënuar në fakt në korrik të këtij viti nga gjykatat italiane me 12 vite burg falë gjykimit të shkurtuar.

 

Mirëpo pala mbrojtëse ka vepruar me zgjuarsi, duke gjetur një hapësire ligjore që I ka dhënë liri Petokut.

 

Ai ka kërkuar lirine me pretendimin se është narkoman,  pra I varur nga droga.

 

T ënjëjtin konstatim e kanë bërë mjekët shqiptarë të cilët e vizituan në burgun e Tiranës në vitin 2021 para se ai të ekstradohej.

 

Autoritetet italiane nuk e besuan një raport të tillë, dhe kërkuan ekspertize të re nga mjeket ligjore italiane ,të cilët kanë konfirmuar rezultatet e kolegeve të tyre shqiptare.

 

Pasi I analizuan floket, ata thanë se në trupin e Dorianit ka gjurmë droge, pavarësisht tre viteve të kaluara në burgje.

 

Të padobishme ishin pesë kundërshtimet e prokurorisë së Romës, të cilat vinin në dyshim vlefshmërinë e akteve shqiptare dhe nënvizonin karakterin kriminal të subjektit, rrezikshmërinë e tij.

 

Pavarësisht kësaj Gjyqtari vendosi: Dorian Petoku, “pëshku i madh” I mafias shqiptare, rikthehet si i lirë në komunitet.

 

Emri i Dorian Petokut nga Lezha ( kushëri i trafikantit të drogës Arben Zogu) bëri bujë teksa ai u fotografua në një lokal në Rome në vitin 2017 me personazhe të mëdhenj të botës së krimit në kryeqytetin italian, mes të cileve Fabrizio Piscitelli (Diabolik), lideri i ultrrasve të Lazios i ekzekutuar nga vrasës me pagesë në gusht. 2019.

 

Në të njëjtën tavolinë ishte edhe Salvatore Casamonica, i lindur në 1976, një figurë e kalibrit të madh kriminal dhe lider i klanit që kontrollon Romën Lindore

 

Petoku e njeh veten si paraardhës i Elvis Demçes i vetëshpallur “Zoti”.  Ai akuzohet nga  autoritetet italiane për trafikimin e mbi 7 ton kokainë drejt Italisë ./ La repubblica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *