E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

I tronditi të gjithë, reagon për herë të parë Eriksen

Mesfushori danez, Christian Eriksen, i cili i mbajti të gjithë në ankth për disa minuta mbrëmjën e së shtunës, ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

 

Ai u dërgua me urgjencë në spital, pasi pësoi atak kardiak dhe ra pa ndjenja gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

 

Reklamë

Pas kësaj situate, ka reaguar për herë të parë edhe vetë lojtari. Ai iu ka dërguar mesazh shokëve të tij te Inter.

 

Nga spitali, 29-vjeçari ka treguar se është në gjendje të mirë dhe shpreson të kthehet sa më shpejt në fushë.

 

“Jam mirë, shpresoj të rikthehem së shpejti”, mësohet të ketë shkruar Eriksen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë