Shoqerohet ne polici edukatorja e cila dyshohet se ka ushtruar dhune ndaj nje femije 3-vjeç në një kopesht privat në Tirana.

 

Majlinda Dehima, u shoqerua nga forcat e rendit pasi ne media u publikuan pamje te goditjes me vizore te edukatores kundrejt femijes 3-vjeç.

 

Dyshohet madje qe dhuna kundrejt te mitures ne daten 1 nentor ka shkaktuar edhe demtimin e rende te kembes.

 

Prinderit e derguan vajzen e vogel ne spital, ku u konstatua se ajo kishte thyerje te kockes se kembes duke e futur ne allçi.

 

Ministria e Arsimit reagoi kete te marte duke mbyllur kopshtin privat “Stinet” ne zonen e Ali Demit, institucion arsimor ku ndodhi ngjarja e rende.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *