Orland Paplekaj, djali i një punonjësi të policisë, i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri paraditen e kësaj të shtunë.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore në Shijak. Sipas informacioneve, 31-vjeçari po udhëtonte me një kamionçinë dhe është qëlluar nga një makinë tip “golf”. Për pasojë, i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Fatmirësisht ai nuk është prekur nga plumbat.

 

Gjatë dëshmisë së parë në polici, ai ka deklaruar: “Dallova një automjet që më ndoqi rreth 10 metra. Më dolën përpara dhe qëlluan në drejtim të kamionçinës.”

 

Ende nuk dihen motivet e këtij atentati, ndërkohë vijon kontrollet për kapjen e autorëve.

 

Uniformat blu e përjashtojnë pistën e atentatit për shkak të detyrës së të atit, por dyshohet se i riu mund të ketë patur konflikte me persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *