Subscribe

Zbardhet dëshmia e të riut Redi Balla, i cili u gjet i plagosur mbrëmjen e së martës te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Gjatë dëshmisë së tij, 22-vjeçari deklaroi se është qëlluar teksa ndodhej në makinë, dhe se nuk i ka parë autorët.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”.

22-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, rezulton një person problematik, i hetuar disa herë për konflikte.

Në komisariat janë shoqëruar disa persona, kryesisht të njohur dhe familjarë të Redi Ballës, për t’u marrë në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *