Subscribe

Me urdhër të SPAK, policia e Durrësit arrestoi Rexhep Rrapin, i njohur si Kep Arapi ose “i forti” i Sukthit.

Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në tentativë për vrasje së bashku me Dedan Gjonin, ish-shefin e Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Vizion Plus mëson se shënjestra e atentatit ka qenë Xhevdet Plaku.

Sakaq, ndaj ish-shefit të krimeve të komisariatit nr.6 , Dedan Gjoni ditën e sotme është kërkuar një tjetër masë arresti. Ish-efektivi i lartë i uniformave blu akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje. Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje të mbetur në tentativë.

Gjatë kohës kur Dedan Gjoni ka shërbente në Komisariatin e Shijakut akuzohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Urdhëri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin e atentatit dhe u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe i ka nisur foto të tij personin që ishte planifikuar të ekzekutohej. Por autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *