E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I shpërthen granata në dorë, plagoset 16-vjeçari në Pogradec

Një 16 vjeçar është plagosur këtë të hënë në fshatin Leshnicë, të Pogradecit pas shpërthimit aksidental të një granate.

 

Sipas policisë adoleshenti i plagosur është shtetasi me iniciale E.Ç, rreth 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në momentin që ai ka qenë duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

 

Reklamë

Ndërkohë bëhet me dije se adoleshenti ndodhet në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

 

Gjithashtu policia po vijon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë