Një 67-vjeçar ka pësuar djegie pasi i ka shpërthyer një bidon me benzine. Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar ku shtetasi me iniciale B.G nga fshati Buçimas I Pogradecit ka ngelur I plagosur.

 

Sipas policisë 67-vjeçari ishte duke transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur, e cila mendohet se ka shkaktuar zjarrin.

 

Ndërkohë i plagosuri është dërguar në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *