Policia e Korçës ka vënë një pranga një 21-vjeçar të shpallur në kërkim. I riu akuzohet se ushtronte veprimtarinë kriminale të kalimit të emigrantëve të paligjshëm në kufi kundrejt pagesës.

 

Sipas policisë, 21-vjeçari, është i përfshirë në 4 raste të kalimit të paligjshëm të emigrantëve, ku ka ndihmuar dhjetra të tillë që të kalojnë kufirin.

 

“21-vjeçari, i dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas   të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë”, thuhet në njoftim.

 

Gjykata e Korçës i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *