E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I shpallur në kërkim, policia e Durrësit arreston 48-vjeçarin

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim. Uniformat blu njoftojnë se 48-vjeçarit i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 48 vjeç, banues në fshatin Xhavzotaj, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë