E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim për vjedhje, kapet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur këtë të mërkurë nga policia e Tiranës.

I riu akuzohet si autor i 7 vjedhjeve.

Reklamë

Sipas policisë, gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2025, 28-vjeçari ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje.

“Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Last time”.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2025, ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë