një 26-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2” është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë ndaluar shtetasin:

– G. Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është vetëdorëzuar në Polici pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *