I shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Në pranga ra shtetasi M. D., 33 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.09.2024, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.
Gjatë kontrollit të kryer me vendim të Gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular./vizionplus.tv




