Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në pikënkufitare të Muriqanit.
Shtetasi E. T., 27 vjeç, banues në Gramsh u kap në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, njofton policia.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga hetimet e zhvilluara në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.
Numri i shtetasve të arrestuar në kuadër të këtij megaoperacioni ka shkuar në 25./vizionplus.tv