E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari nga Tirana

Është arrestuar në pikën kufirtare të Kakavijës një 22-vjeçar, i shpallur në për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

22-vjeçari E.B është ndaluar nga efektivët ndërsa po tentonte të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës.

Reklamë

Ndaj tij është dhënë masa “arrest me burg”. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare.

Njoftimi:

Reklamë

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.   

Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë