Një 25-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për atentatin ndaj Inez Hajrullës, që ndodhi në majin e 2019-tës në Vlorë.

Serxhio Çima së bashku me disa persona të tjerë qëlluan me armë drejt një grupi njerëzish që ishin ulur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 18.12.2019, të Gjykatës së Rrethit Vlorë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 10.05.2019, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, nga një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash që ishin ulur në një nga tavolinat e vendosura në pjesën e jashtme të një lokali në këtë lagje. Më pas, autorët janë larguar dhe kanë djegur automjetin në fshatin Babicë e Vogël.

Nga hetimet e kryera dhe nga bisedat telefonike ka rezultuar se një nga bashkëpunëtorët e grupit të përfshirë në këtë ngjarje ka qenë S. C”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *