E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Kronikë

EMRI/ I shpallur në kërkim për pengmarrje dhe grabitje me armë, arrestohet 29-vjeçari, do ekstradohet në Gjermani

Aneo Buzi, 29 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, arrestimi i tij u bë ne bulevardin “Zhan D’Ark”.

Reklamë

Buzi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë