E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 05:35 Në vijim ora 05:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Durrës 32-vjeçari, akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal

Erjon Meshi alias Arjon Mema është arrestuar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

32-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Reklamë

Gjykata e Trentos i ka caktuar Meshit masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Mbajtje e paligjshme, shitje, prodhim, shpërndarje dhe trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë