Një 31-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga nga policia italiane. Ai ishte i shpallur në kërkim nga Gjermania për vjedhje prone.

Shqiptari u ndalua në  kontrollin e pasaportave në aeroportin “Valerio Catullo” në Verona, menjëherë pas mbërritjes nga Tirana.

Gjatë kontrolleve rutinë të dokumentave, policia gjeti një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet e Hamburgut kundër 31-vjeçarit.

Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në një organizatë kriminale të specializuar në vjedhjet me banesa.

Shqiptari u arrestua dhe u transferua në burgun e Veronës , ku tashmë ndodhet në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor për procedurat e ekstradimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *