E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I shkulte vareset e floririt nga qafa grave, kapet 24 vjeçari

Policia e Lushnjës në bashkëpunim me Komisariatin e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Gold”.

Një 24 vjecar nga Ura Vajgurore është arrestuar pasi akuzohet se I ka vjedhur me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve.

 

Në pranga përfundoi shtetasi E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Reklamë

 

Policia e Lushnjes ka dokumentuar deri tani dy vjedhje që ai ka bërë.

 

 

•Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.

 

•Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap.

 

 

Po ashtu edhe Komisariati I Fierit ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.

Konkretisht:

•Në datën 03.09.2019 në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

•Në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.

•Në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

Vazhdo të lexosh

Reklamë