E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

I sëmurë me bronkit, Papa Françesku shtrohet në spital

Papa Françesku është shtruar në spital për trajtimin e bronkitit të tij të vazhdueshëm, tha Vatikani në një deklaratë të shkurtër për shtyp.

Ai do të testohet dhe trajtohet në Poliklinikën e Universitetit Agostino Gemelli në Romë, thuhet në njoftim.

Reuters vëren se Francis, 88 vjeç, ka vuajtur nga gripi dhe probleme të tjera shëndetësore disa herë gjatë dy viteve të fundit.

Në fillim të këtij muaji, Françesku u tha pelegrinëve në një audiencë javore se ai vuante nga një “ftohje e fortë”, të cilën Vatikani më vonë e përshkroi si bronkit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë