Sali Hajdari 33-vjeç ka humbur jetën, pasi u vetëplagos me thikë.

 

Policia njofton se i riu, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka ndërruar jetë në spital.

 

 

Elbasan/Informacion paraprak

 

Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

 

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *