E enjte, 17 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I riu vetëvritet në makinën e tij

Ilustrim · Vizion Plus

Një 22 vjeçar është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri në Fushë-Krujë. Viktima është Markeled Çypi, i cili ishte kthyer nga Italia dy dite me pare.

 

Ngjarja ndodhi në fshatin Gramëz, rreth orës 21:30 të mbrëmjes së kaluar. Policia bëri me dije se i riu u gjet nga të afërmit brenda mjetit tip fiat, pranë banesës së tij. Ndërkohë policia sekuestroi armen e zjarrit tip pistoletë, të cilën 22-vjeçari e mbante pa leje.

 

Policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, por ende nuk ka te dhëna per shkaqet qe e çuan te riun drejt aktit ekstrem.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh