E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I riu u vjedh lekët e qirasë të moshuarve/ I qëllon me grushte dhe më pas largohet

Dy të moshuar në Gjirokastër ranë pre e hajdutëve. Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në shtëpinë e tyre u fut grabitësi.

Reklamë

Mësohet se ai u fut në katin e parë të pallatit, ku banonin të moshuarit, përmes dritares së tualetit.

Ai i ka mbajtur peng të moshuarit për dy orë, duke i kërcënuar se nëse nuk do t’u jepnin lekët, do t’i mbysnin. 78-vjeçari Laze Shehu rrëfeu për mediat se bashkëshortes së tij i futën duart në fyt.

Për shkak të keqtrajtimit, ai i dha hajdutit 18 mijë lekët që kishte ruajtur për qiranë e shtëpisë.

Në largim, grabitësi gjuajti me grushte të moshuarit dhe i ofenduan. Për këtë ngjarje, policia arrestoi një 32-vjeçar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë