Policia e Krujës arrestoi një të ri, pasi akuzohet se mori peng një 20-vjeçar, duke e çuar në një zonë të pyllëzuar në Krastë, e më pas e goditi me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit.
Me marrjen e njoftimit se një 20-vjeçar ishte marrë me force në automjet nga një person ende i paidentifikuar, blutë e Krujës bënë të mundur prangosje e D.H.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe telefoni, që i përkiste 20-vjeçarit të dhunuar.





