Kronikë
I riu i arratiset policisë dhe shkakton aksident

Një i ri nuk ju bind urdhrit të policisë për të ndaluar këtë të mërkurë.
Gjatë ndjekjes që ju bë në Elbasan, mjeti i tij tip “Benz” u përplas me një makinë tjetër.
Pas aksidentit, i riu braktisi makinën. Forca të shumta policie e ndoqën atë dhe më pas e ndaluan.
Gjatë kontrollit në makinë, efektivët nuk i gjetën diçka të paligjshme, por e shoqëruan në komisariat për ta pyetur për sjelljen e tij.




