Policia e Lushnjes arrestoi këtë të enjte një 32-vjeçar që u kap me armë pa leje.

 

Shtetasi me inicialet E. B., 32 vjeç, ishte pasagjer në makinë në momentin e prangosjes.

 

Sapo pa efektivët që i bënë me shenjë shoferit të ndalonte mjetin për kontroll, i riu hodhi pistoletën në tokë dhe tentoi të largohet.

 

Policia ushtroi kontroll edhe në shtëpinë e tij, ku gjetën armë gjahu pa leje dhe 20 fishekë luftarakë. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “

 

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *