E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:55 Në vijim ora 01:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I riu futet me dhunë në banesën e 53-vjeçares, e përdhunon dhe i vjedh një sasi parash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ku një 28-vjeçar është arrestuar pasi është futur me dhunë në banesën e një 53-vjeçareje dhe dyshohet se e ka përdhunuar.

 

Reklamë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa njoftohet se i riu me iniciale K.K pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë