Policia e Fierit ka reaguar lidhur me videon e bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqet një i ri duke dhunuar një të moshuar. Policia deklaron se ka identifikuar personat në foto, si dhe ka nisur procedim penal për 29-vjeçarin që shfaqet duke goditur me grushta një të moshuar.

 

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër, vetë i moshuar ka denoncuar në polici rastin, ndërsa ka deklaruar se nuk e njihte personin që e dhunoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *