Policia e Fierit ka nisur hetimet për një 21-vjeçar me iniciale E.R.

Sipas uniformave blu 21-vjeçari ka aplikuar për pasaportë biometrike, duke përdorur materiale të rreme. Për rrjedhojë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. R., 21 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. R., 21 vjeç, banues në Fier, pasi ka aplikuar për pasaportë biometrike, duke përdorur të dhëna të rreme”, njofton Policia.

Gjithashtu Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar me iniciale I.R, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin I. R., 43 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se i ka vjedhur valixhen me sende personale, një 34-vjeçareje.”, njoftoi Policia më herët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *