Një i ri është arrestuar ditën e sotme nga policia e Pukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 2 vepra penale “Marrëdhënie seksuale me dhune” dhe “vjedhje me dhune”.

 

Bëhet fjalë për Kristjan Dedaj 27-vjeç i cili  ishte shpallur në kërkim nga Gjermania.

 

Në gusht të vitit 2019, 27-vjeçari ka ndaluar në rrugë një 32-vjeçare në Berlin, e ka dhunuar dhe më pas ka tentuar që te kryejë marrëdhënie seksuale me të. Gjithashtu a i i ka marrë edhe portofolin dhe më pas është larguar.

 

” Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i personit në kërkim K.D., 27 vjeç, lindur dhe banues në Njësinë Administrative Qafë Mali, Bashkia Fushë Arrës. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”. Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit – Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32 vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe gjatë rrugës është sulmuar nga një shtetas, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj duke tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj”, thotë policia.

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32 vjeçarja, autori i veprës penale është larguar, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga policia.

Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë sot ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *