I preu kokën nënës/ Monstra i Buçimasit shfaqet i qetë edhe në gjykatë
Gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Olsi Cekicin, autor i vrasjes horror të nënës së tij pak ditë më parë në fshatin Bucimas.
44 vjecari qëlloi për vdekje Firdes Cekicin në banesën e tyre dhe më tej i preu kokën duke e varur në hyrje të banesës.
Një krim që tronditi të gjithë opinionin publik jo vetëm në Pogradec.
Pas krimit të rëndë ai pranoi vrasjen në polici duke thënë se heret a vonë një gjë e tillë do të ndodhte.
Cekici ishte person problematik pasi kishte qënë i shtruar edhe ne psikiatri. Por pavaresisht kesaj ai refuzonte te merrte mjekim.
Olsi Cekici akuzohet tashmë për per vrasje me dashje per shkak te marredhenieve familjare dhe dhune ne familje.
Edhe ne seancen per masen e sigurise, monstra i Bucimasit eshte shfaqur i qete para togave te zeza.




